thenewrebels!
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit thenewrebels

Join the forum, it's quick and easy

thenewrebels!
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit thenewrebels
thenewrebels!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
thenewrebels!

ky forum eshte per fansat e rrepit(T.B.A)


You are not connected. Please login or register

Periudha dhe Ngjarje të luftës

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Periudha dhe Ngjarje të luftës Empty Periudha dhe Ngjarje të luftës Sat Apr 10, 2010 8:17 pm

admin

admin
Admin

Evropa si Fushë-Betejë
Pushtimi i Polonisë

Më 1 shtator 1939, Gjermania pushton Poloninë. Me pretekstin e rremë se Polonia “sulmoi” një pikë Gjermane në kufi, Hitleri do të hidhej në sulm kundra saj duke e pushtuar. Më 3 shtator të po atij viti, si Britania e Madhe ashtu edhe Franca, do të shpallnin luftë ndaj Gjermanisë. Shumë shpejt edhe Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re do t’i shpallnin luftë asaj gjithashtu. Francezët do të organizoheshin shumë ngadalë. Pas ofensivës në Saar, ata shumë shpejt do të hiqnin dorë dhe do të tërhiqeshin. Ndërsa Britania, e kujtuar pak vonë, nuk mundi të bënte asgjë për të ndihmuar Poloninë që ndodhej nën sulm tashmë. Në 8 shtator, Gjermania Naziste do të arrinte në Varshavë (kryeqyteti i Polonisë), pas thyerjes së bujshme të mbrojtjes së dobët Polake.
Shtator 1939. Këmbësoria Polake në pritje gjatë Pushtimit të Polonisë

Më 17 shtator 1939, Bashkimi Sovjetik sulmon nga lindja dhe pushton atë pjesë të Polonisë që i ishte premtuar nga marrëveshja e fshehtë me Gjermaninë. Një ditë pas kësaj ngjarjeje, si presidenti dhe kryetari i përgjithshëm i trupave të armatosur polake, do t’ia mbathini në Rumani. Më 1 tetor, pas një muaj sulmesh mbi Varshavën, forcat armike do të shtinin në dorë qytetin. Batalioni i fundit i trupave polake, do të dorëzohej më 6 tetor, edhe pse zyrtarisht, Polonia nuk iu dorëzua kurrë Gjermanisë. Trupat polake të mbetura, u tërhoqën në vendet fqinje duke shpëtuar për momentin. Këto trupa do të luftonin më vonë në Fushatën e Shtatorit dhe do të jepnin një ndihmë të madhe ndaj forcave aleate për fitimin e Luftës së Dytë Botërore.
Lufta rrufe

Pas rënies së Polonisë, Gjermania e ndaloi hapin e saj për t’u rigrupuar gjatë dimrit të viteve 1939 dhe 1940 deri në prillin e 1940-ës. Gjatë kësaj kohe Franca dhe Britania e Madhe kishin qëndruar në gjendje mbrojtjeje. Pushtimet e mëvonshme do të zhvilloheshin shumë shpejt nga ana e gjermanëve me anë të sulmit të quajtur “Blitzkrieg” (e cilësuar si “the Phony War" - "Lufta e rremë", nga mediat e Britanisë së Madhe sepse terreni i përdorur ishte shumë pak ndërsa luftimet ishin shumë të shpejta). Në shqip komentohet Blitzkrieg ose "Luftë-rrufe" por njihet gjithashtu edhe si BlitzKrieg (në të vërtetë kjo gjë është deri diku e gabuar sepse ky term i përket gjuhës gjermane duke bërë që ndonjëherë të dalin keqkuptime).
Beteja për Atlantikun

Ndërkohë në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik, anijet luftarake gjermane dhe anijet e vogla të luftimit si edhe nëndetëset (këto të fundit të emëruara nga britanikët U-boats. Shiko figurën për detaje), do të dëmtonin rëndë Flotën e Aleatëve. Nëndetëset me sa duket ishin shumë efektive në Betejat e Atlantikut. Një e tillë do të sulmonte dhe përmbyste anijen transportuese të britanikëve HMS Courageous, ndërsa një tjetër do të fundoste luftanijen HMS Royal Oak, kur kjo e fundit qëndronte e qetë e ankoruar në portin e Scapa Flow (territor në Skoci që shërbeu si bazë detare në dyja luftërat botërore). Në katër muajt e parë të luftës, këto anije do të fundosnin të paktën 110 mjete lundruese, duke u kthyer në tmerrin e flotës së aleatëve. Eficienca më e madhe e nëndetëseve ishte kundrejt anijeve tregtare trans-atlantike. Është i diskutueshëm mendimi se eficienca e tyre në këtë luftë ishte fati dhe guximi. Më saktë do ishte të themi se ishin aftësitë luftarake ato që bënë këto anije dhe nëndetëse të korrnin sukses në beteja.
Shembull i një anije nëndetëse gjermane. Në sfond Luftanija Scharnhorst

Mbas 1943, Gjermania do e kuptonte se nuk kishte shumë shpresa të fitonte në det. Aleatët do të ndërtonin anije më të shpejta se ato që u fundosën. Plani i shoqërimit të çdo anije me anije të tjera luftarake do të ulte humbjet e trupave detare. Gjithashtu lufta kundra nëndetëseve do të bëhej shumë efektive. Këtu ka një meritë edhe shpikja e radarit, që arrinte të zbulonte nëndetëset Gjermane ku këto të fundit dilnin natën për t’u furnizuar me oksigjen ose për të bërë ndonjë riparim të mundshëm. Sulmi nga qelli do të ishte i befasishëm duke mos i lënë nëndetëses shumë mundësi për t’ia mbathur. Prodhimi në masë i Tipit 21 nëndetëse nuk pati shumë efektivitet përderisa lufta tashmë kishte ardhur në përfundimet e saj.

Në pjesën jugore të Atlantikut, admirali Graf Spee arriti të fundosë nëntë anije tregtare britanike. Kruiserat anglez si HMS Ajax, HMS Exeter dhe HMNZS Achilles do të angazhoheshin më vonë kundra admiralit Graf Spee, në atë që njihet me emrin Battle of the River Plate (Beteja e River Plate). Këto kruisera që i përkisnin divizionit të Zelandës së re, do të dëmtoheshin rëndë në të vërtetë, por edhe Graf Spee do të detyrohej të tërhiqej në ujërat neutrale të Uruguait, në Portin e Montevideo.

Në Betejën e Atlantikut, flota gjermane nuk do të vepronte sipas rregullave të pashkruara të luftës. Robërit që arrinin të shpëtonin nga fundosja e anijeve, kapeshin dhe i dorëzoheshin Gestapo-s që zakonisht i torturonte dhe ekzekutonte. Jo në pak raste është qëlluar nga anijet luftarake, kundrejt marinarëve të pambrojtur në det. Kjo gjë do të kritikoj më vonë, pas mbarimit të luftës.
Pushtimi i Danimarkës dhe Norvegjisë

Norvegjia dhe Danimarka do të binin në dorë të Gjermanisë Naziste, në datën 9 prill 1940. Ky pushtim mori emrin Operation Weserübung dhe kishte si synim pengimin e një zbarkimi të mundshëm të trupave aleate në këto zona. Danimarka ra pa asnjë rezistencë. Norvegjia nuk u dorëzua dhe luftimet filluan. Trupat Britanike të përgatitura për luftë, do të zbrisnin në veri të Norvegjisë. Vonë në korrik, trupat aleate do të pësonin disfatë dhe do të tërhiqeshin. Pas dorëzimit të Ushtrisë Norvegjeze, Gjermania do të kontrollonte pothuajse të gjithë Norvegjinë. Me rënien e Norvegjisë, Familja Mbretërore do të arratisej në Londër. Gjermania do të përdorte Norvegjinë si bazë për të dërguar karvanë ushtarake kundra Bashkimit Sovjetik.
Pushtimi i Francës

Më 10 maj 1940, Gjermania pushtoi Luksemburgun, Belgjikën, Holandën dhe Francën. British Expeditionary Force (BEF – Forcat Ekspeditëse Britanike), lëvizën për në Belgjikë duke planifikuar një luftim në veri, por gjithmonë duke ruajtur një distancë më Maginot Line (Vija Maginot) e ndodhur në jug. Megjithatë Aleatët nuk do të korrnin sukses. Aleatët do të thyheshin nga sulmi i quajtur Blitzkrieg. Megjithatë qyteti gjerman i Roterdamit, u shkatërrua gjatë bombardimeve masive.

Në fazën e parë të pushtimit, plani i Gjermanisë kundra Francës do u quante Fall Gelb. Grupi i Tankeve Gjerman (Panzergruppe von Kleist) të Wehrmacht, do të kalonte përmes Ardenes (Ardennes), që ishte një pyll i dendur. Aleatët në të vërtetë nuk menduan se një ushtri e armatosur ashtu si ajo Gjermane do mund të kalonte në një vend të tillë. Gjermanët do të thyenin vijën franceze në Sedan. Mendohet se rënia e kësaj vije u bë e mundur pasi mbrojtja përbëhej kryesisht nga trupa rezerviste.

Gjermania vazhdoi më tutje në perëndim, duke kaluar nëpërmjet Francës Veriore, për të arritur më në fund Kanalin Anglez. Në këtë mënyrë, Aleatët do të ndaheshin në dy grupe. Ndërkohë, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda ranë shpejt nën sulmin e Grupit Ushtarak Gjerman B.

BEF dhe Forcat Franceze u evakuuan nga Dunkirku. Kjo tërheqje e përgjithshme e trupave u bë e mundur me anë të asaj që u njoh me emrin Operacioni Dinamo (Operation Dynamo). Në këtë tërheqje, që u quajt njëkohësisht edhe si evakuimi më i madh në të gjithë historinë, 338 000 trupa Franceze dhe Britanike do të transportoheshin me anë të anijeve luftarake, si edhe me anë të anijeve civile.

Më 10.06.1940, Italia gjithashtu do të bashkohej në luftë duke sulmuar trupat franceze në jug. Më pas ishte shumë e thjeshtë për Gjermaninë të pushtonte pjesën e mbetur të Francës. E parë ngushtë në këtë situatë, Franca do të detyrohej të nënshkruante një marrëveshje me Gjermaninë më 22.06.1940. Kjo marrëveshje shënoi pushtimin e Parisit dhe 2/3 e të gjithë territoreve franceze. Në të vërtetë, në Francë do të krijohej një shtet neutral (ku në të vërtetë pushteti ishte një qeveri-kukull e Gjermanisë). Qendra e kësaj qeverie, do të ishte pjesën juglindore të Francës dhe do të njihej si Vichy France.
Beteja e Britanisë

Gjermania u përgatit të pushtonte Britaninë e Madhe në vitin 1940 në atë që u quajt Unternehmen Seelöwe nga gjermanët dhe Operation Sea Lion nga anglezët (Operacioni Luanët e Detit në shqip). Britania kishte humbur një pjesë të mirë të trupave të saj në Dunkirk. Megjithatë, Flota Britanike (Royal Navy) qëndronte solide dhe Nazistët e dinin që nuk kishin shpresa kundra saj. Kështu u mendua se veprimi më shpresëdhënës, ishte sulmi nga ajri. Por edhe Forcat Ajrore Britanike (Royal Air Force) nuk ishin mangët. Gjermanëve do t’ju duhej të ndesheshin me këto forca.


Në verën e vitit 1940, beteja midis këtyre dy Forcave Ajrore do të fillonte. Kjo betejë u pagëzua me emrin Beteja e Britanisë. Luftwaffe (Forcat Ajrore Gjermane) në fillim do të përqendronin sulmet e tyre mbi RAF Fighter Command (një nga tre qendrat komanduese të Britanisë së madhe). Pika të tjera do të ishin edhe aeroporte të ndryshëm si edhe stacionet e radarëve, që rezultonin shumë dëmtuese për nëndetëset Gjermane. Pasi Britanikët do të bombardonin Berlinin, Hitleri vendosi të kundërpërgjigjej duke bombarduar Londrën. Sulmi mbi Londrën njihet si The Blitz (Operacioni Rrufe nëse do e përshtatnim në shqip). Forcat Ajrore Gjermane u dëmtuan rëndë nga sulmet mbi Britaninë. Hurricanes dhe Spitfires do të bënin të mundur, që Hitleri ta rikonsideronte planin e tij të sulmit mbi Britaninë. Kanali i Lamashit, do të qëndronte në dorën e Flotës Angleze, por Hitleri kishte plane të tjera. Ai do të kthente sytë nga lindja, duke anuluar planet e tjera për pushtim.
Një sy mbi Italinë

Mbreti i Italisë Viktor Emanueli i Tretë në të vërtetë kishte kundërshtuar pushtimin e Shqipërisë, duke e konsideruar si një rrezik pa fitim. Por Musolini kishte planet e tij. Ultimatumi ndaj Shqipërisë për t’ju dorëzuar Italisë u bë më 25 mars 1939. Refuzimi i Shqipërisë për dorëzim, bëri që Benito Musolini ta pushtonte atë në 7 prill të 1939. Rezistenca ishte e dobët (Rezistenca e Durrësit) dhe shumë shpejt, trupat ushtarake Italiane do të merrnin kontroll mbi Shqipërinë. Mbreti i Zog, arratiset me familjen e tij në vendin fqinj Greqinë dhe më pas në Londër. Pasi kishte pushtuar Shqipërinë, më 28 tetor të 1940 edhe Greqia do të binte në duar të Italianëve. Italia nuk provoi veten të denjë për të mbajtur nën kontroll këto dy vende.

Bombarduesit anglez do të ishin shumë eficient kundra anijeve Italiane. Një luftë-anije u fundos, ndërsa shumë të tjera do të dëmtoheshin rëndë duke dalë jashtë-përdorimit. Sulmi i avionëve bombardues ndaj Flotës Italiane do të bëhej e mundur në portin jugor të Tarantos, ku avionët do të përdornin torpedo për të fundosur dhe dëmtuar anijet Italiane. Torpedot do të konsideroheshin si shumë të rëndësishme dhe përdorimi i tyre do të bëhej i mundur më vonë në sulmin e Japonezëve në Pearl Harbor, kundra ShBA-së.

https://thenewrebels.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi